Numri më i madh i telefonave Android nga segmenti i sipërm, të livruar gjatë viteve të kaluara, kishte enkriptim të diskut.
Deri kohët e fundit, Google ua mundësoi prodhuesve që ta anashkalojnë enkriptimin në telefonat e segmentit të ulët që nuk e mbështesin enkriptimin harduerik, dhe gjithashtu nuk kishin procesorë të fortë sa për ta kryer enkriptimin nëpërmjet softuerit, raporton Liliputing.
Tani Google thekson se do ta eliminojë këtë përjashtim. Telefonat që do të livrohen me softuerin Android Q do ta kenë enkriptimin e hapësirës për ruajtje, qoftë në pajisjet e segmentit të ulët ose në modelet premium me procesorë më të fuqishëm, shkruan KOHA Ditore.
Më herët këtë vit, Google e prezantoi metodën të re të enkriptimit të quajtur Adiantum, për të cilën kompania thekson se mund ta kryejnë enkriptimin dhe dekriptimin deri në pesë herë më shpejt se AES-256 XTS.
Google vuri në dukje se telefonat, tabletët, televizorët dhe pajisjet e automobilave që livrohen me platformën Android Q do të kryejnë enkriptim të të dhënave që nga fillimi. Megjithatë, u theksua se këtë mbështetje mund ta kenë vetëm pajisjet e reja që vijnë me Android Q. Enkriptimi i diskut nuk do të jetë i mundur përmes azhurnimit të pajisjes në Android Q.
Enkriptimi “by default” i diskut është vetëm një nga karakteristikat e sigurisë që vijnë me Android Q. Google e ka shtuar mbështetjen për TLS 1.3 për lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt të internetit, vegla të reja për developerët që duan t’i përdorin shenjat e gishtave apo njohjen e fytyrës për sigurim të të dhënave etj.
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple padit krijuesin e ChatGPT, e akuzon për vjedhje të sekreteve tregtare
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së