Tech

Lituania kërkon nga qytetarët e saj që t’i hedhin telefonat kinezë

Klientët duhet t’i gjuajnë telefonat e tyre kinezë dhe të evitojnë blerjen e tyre, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Lituanisë.

Një raport lituanez i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike, ka testuar telefonat 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas raportit, një telefon Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës derisa një model i telefonit Huawei kishte të meta të sigurisë.

Mirëpo Huawei tha se asnjë e dhënë e përdoruesit nuk dërgohet jashtë ndërkaq Xiaomi tha se nuk censuron komunikimet.

“Rekomandimet tomna janë që të mos blehen telefonët kinezë, dhe të hiqen qafe ato që janë blerë tashmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë zëvendësministri lituanez i Mbrojtjes, Margiris Abukevicius.

Telefoni Mi 10T 5G i Xiaomit është gjetur të ketë softuer i cili mund të detektojë dhe t’i censurojë termet si “Free Tibet”, “Long live Taiwan independence”, ose “democracy movement”, thuhet në raport.

Sipas tij, më shumë se 449 terme mund të censurohen nga aplikacionet e sistemit të telefonit Xiaomi.

Në Evropë, kjo aftësi ishte fikur në këto modele, por raporti argumentoi se mund të aktivizohej nga distanca në çdo kohë.