LG Mobile humbi 700 milionë dollarë vitin e shkuar, teksa divizionet tjera të kompanisë u raportua të kenë pasur të hyra rekorde. Megjithatë, shefi i LG Electronics, Qiao Yujin, ka thënë se kompania s’do të largohet nga biznesi i telefonave mobilë.
“Portfolio biznesore e LG-së përfshin zbatim në vetura dhe shtëpi, të dyja të lidhura me telefonat e mençur, andaj kurrë s’e kemi konsideruar largimin nga biznesi i telefonave”, ka thënë Qiao, raporton “GSM”.
LG Mobile ka shënuar humbje për 15 tremujorë rresht. Në vitin 2017, ajo pati humbje 192 milionë dollarë.
Kompania po synon të lansojë telefon me rrjetin 5G sivjet për të rikthyer shpërndarjen në treg.
Artikuj të ngjashëm
-
LG planifikon mbylljen për shkak të humbjeve të mëdha
-
LG-ja do të ndalojë me prodhimin e telefonave të mençur
-
Adhuruesit e LG-së ankohen pasi firma tregoi se po del nga biznesi i smartfonëve
-
Xiaomi raporton të hyra rekorde për tremujorin e tretë, por edhe rënie në shitjen e telefonave
-
Shitjet e iPhonëve në shkallën më të ulët ndonjëherë