Në mars, LG paraqiti një kërkesë për markën Q7, që do të thotë se pajisja e re e kompanisë së Koresë së Jugut është në ardhje e sipër.
Telefoni tani u shfaq në Geekbench, duke konfirmuar se vjen me një procesor modest Helio P10.
LG Q7 në Geekbench arriti një rezultat prej 630 pikësh për një bërthamë të vetme dhe 2322 pikë për testin multi-core, transmeton ksp. RAM është renditur në një kapacitet prej 4 GB, ndërsa sistemi operativ është Android 8.1 Oreo.
Telefoni ka të ngjarë të arrijë si një version mini i modelit LG G7 ThinQ. Nga ana tjetër, LG Q8 ka qenë në dispozicion për pothuajse një vit, dhe është një version lite i LG V20, kështu që kompania e Koresë së Jugut mund të vendosë të lëshojë Q7 si një version të përballueshëm të telefonit ThinQ LG V30s.

-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
-
Për shpallje të rezultateve përfundimtare KQZ-ja pret përfundimin shqyrtimit të ankesave
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë