Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG prezanton serinë e re LG Q Stylus, sjell tre modele

Kompania e njohur LG, zyrtarisht ka prezantuar serinë e re të smartfonëve – Q Stylus.

Kjo seri përmban tre modele, duke përfshirë Q Stylus, Q Stylus+ dhe Q Stylusα, transmeton Koha.net. Pajisjet vijnë me procesor SoC me tetë bërthama (me shpejtësi 1.5 ose 1.8 GHz) dhe ekran 6.2-inç (me raport prej 18:9) me rezolucion prej 2,160 x 1,080 pikselë.

Konfigurimi i memorieve është 3 GB/32 GB për Stylus dhe Stylusα, dhe 4 GB/64 GB për Stylus+.

Sa i përket kamerave, Stylus dhe Stylus+ vijnë me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 (ose 5) megapikselë. Në anën tjetër, Stylusα vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Lexoni edhe: 

Asus ROG Phone, smartfoni Android më i fuqishëm deri tani [foto]

Me dimensione prej 160.15 x 77.75 x 8.4 mm dhe peshë 172 gramë, pajisjet përfshijnë QLens, DTS:X 3D sistemin e zërimit, lapsin stylus, skanerin për gishta dhe janë rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit (vlen vetëm për Stylus dhe Stylus+, përcjell Koha.net. Po ashtu, ata punojnë me sistemin operativ Android 8.1.0 Oreo dhe me baterinë prej 3,300 mAh.

Image

Stylus dhe Stylus+, po ashtu, do të jenë në dispozicion me ngjyrë të kaltër Moroccan dhe të zezë Aurora, ndërsa Stylusα me ngjyrë vjollce Lavender.

LG thotë se seria Q Stylus do të lansohet në sasi të limituar fillimisht në Amerikën Veriore dhe Azi këtë muaj, ndërsa në regjione tjera gjatë tremujorit të tretë. Jo të gjitha tregjet do t’i kenë në dispozicion të gjitha versionet, dhe emri i produktit, specifikimet dhe veçoritë mund të variojnë varësisht nga tregu.

Çmimi dhe se kur do të jenë në dispozicion këta smartfonët e rinj, ende nuk është zbuluar.

Artikuj të ngjashëm