Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG lanson në Itali dy smartfonë të ri, K9 e K11

LG ka lansuar dy smartfonë në Itali, të quajtur LG K9 dhe LG K11.

Modeli K9 do të lansohet në prill me çmim fillestar prej 150 euro, në ngjyrë të zezë dhe të kaltër ndërsa ai K11 për 50 euro më shumë në maj të këtij viti në ngjyrë të zezë e të arit.

Modelet e reja LG K9 e K11 nuk kanë specifikat aq të mira, por që sigurisht përshtaten me çmimin e tyre, transmeton koha.net.

LG K9 ka ekranin 5 inç LCD 16:9 me rezolucion 720p, çipin Snapdragon 210 e 2GB RAM, kamerën nga para 8 mega pixel ndërsa ata nga pas 5MP.

Modeli më i madh, LG K11 do të ketë ekranin 5.3 inç LCD me rezolucion 720p, ndërsa ofrohet me 2GB apo 3 GB RAM për t’u zgjedhur, kamerat ofrohen të njëjta sikurse në LG K9 me versionin 2GB RAM, ndërsa me 3 GB RAM ofrohet kamera 13MP nga pas e 8MP nga para.