Kompania e njohur LG ka lansuar dy smartfon të rinj të serisë K në Brazil – K11 Plus dhe K11 Alpha.
Smartfonët e rinj kanë të njëjtat specifika dhe trupin, por dallojnë në konfigurimin e memorieve dhe kamerave, transmeton Koha.net. Ata janë versionet e ribrenduara të LG K10 (2018), i cili në tregjet e ndryshme ka emër të ndryshëm – për shembull në Itali ka marrë emrin K11 po ashtu.
Specifikat kryesore të këtyre dy smartfonëve të rinj janë ekrani 5.3-inç LCD me rezolucion prej 720 x 1,280, procesori MediaTek MT6750, bateria prej 3,000 mAh si dhe skaneri për gishta.

LG K11 Plus vjen me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me kamerën kreysore prej 13 megapikselë. Të dy smartfonët e rinj kanë kamerën e përparme prej 5 megapikselë.
Gjithashtu, LG do të lansojë K11 Plus dhe K11 Alpha gjatë muajit të ardhshëm. K11 Plus do të kushtojë rreth 270 euro dhe do të ofrohet me ngjyrë ari, të zezë dhe të kaltër, ndërsa K11 Alpha do të kushtojë rreth 220 euro dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe ari.
-
Atletico përforcohet me lojtar të PSG-së
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra