Kompania e njohur LG është duke punuar në një pajisje të re e cila pritet të lansohet muajin e ardhshëm.
Tani, kompania ka konfirmuar se smartfoni LG V40 do të lansohet në tetor, transmeton Koha.net. Smartfoni i ri i kompanisë do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Galaxy Note 9 të Samsungut.
LG nuk ka zbuluar shumë në lidhje me smartfonin e ri në ftesat e ngjarjes të cilat është duke i dërguar, por fokusi në kamerat tregon se LG V40 do të ofrojë veçori të fuqishme të kamerave.
Gjithashtu, LG V40 pritet të ketë pesë kamera në total – tri në pjesën e pasme dhe dy përpara.
LG V40 do të zbulohet më 3 tetor.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Pink në përgatitje të albumit të 10-të
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Trumpi do të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm