LG V50 ThinQ 5G, i shfaqur në shkurt gjatë konferencës MWC 2019, do të duhej të dalë më 19 prill në Korenë e Jugut.
Megjithatë, LG tani ka njoftuar se lansimi i pajisjes në treg është shtyrë, transmeton KosovaPress.
LG shtyu lansimin duke thënë se duhet të optimizojë më tej Snapdragon 855 SoC dhe modemin X50 5G, në mënyrë që të ofrojë përvojën e përmirësuar të përdoruesve të V50 ThinQ 5G.
Kompania gjithashtu vuri në dukje se me Qualcomm dhe operatorët celularë të Koresë së Jugut po punon për të përmirësuar shërbimet 5G dhe pajtueshmërinë në mes të telefonave të mençur.
Aktualisht, data e lansimit të LG V50 ThinQ 5G është e panjohur, por kompania e Koresë së Jugut tha se do të konfirmohet së shpejti.
-
LG do të mundë të sjellë telefon të palosshëm, por beson se kërkesa është shumë e dobët
-
LG së shpejti lanson smartfonin e parë 5G me procesor të teknologjisë së fundit
-
Paralajmërohet Samsung Galaxy Tab S6 5G
-
Realme X50 5G do ta përdorë çipsetin Snapdragon 765G
-
Samsung Galaxy A71 i ri vjen me rrjetin 5G