Lenovo ka lansuar një smartfonë të ri me sistem operativ Android Oreo, i quajtur Lenovo S5 në Kinë.
Lenovo S5 i ri ka ekranin 5.7 inç me rezolucion 2160x1080 18:9.
Ky smartfon ka çipin Qualcomm Snapdragon 625 me 3GB RAM e 32 GB hapësirë në memorie apo me 4GB RAM e 64GB ose 128GB hapësirë në memorie, varësisht cilin version e zgjedhin blerësit, transmeton koha.net.
Nga pas ka dy kamera, njërën 12MP (RGB) + tjetrën 12MP si dhe sensorin për njohjen e gishtave.
Nga para kamerën për selfie e ka 16MP, baterinë 3000mAh, e sistemin operativ Android 8.0 Oreo.
Modeli 3/32GB Lenovo S5 kushton 157 dollarë , ai 4/64GB për 189 dollarë si dhe versioni më i shtrenjtë i tij 4/128GB për 236 dollarë.