Lenovo ka publikuar rezultatet financiare për vitin fiskal 2018/2019 të cilat për kompaninë janë më shumë se premtuese. Kjo kompani ka pasur të hyra rekorde falë strategjisë Intelligent Transformation dhe performancave të fuqishme operative. Ka pasur të hyra prej 51 miliardë dollarësh, që paraqet rritje prej 12,5 për qind në krahasim me vitin paraprak, përcjell GSMArena.
Strategjia Intelligent Transformation mbulon të hyrat para tatimimit prej rreth 856 milionë dollarësh – që paraqet rritje të jashtëzakonshme prej 459 për qind në krahasim me vitin paraprak. Fitimi neto ishte 597 milionë dollarë, që është rritje prej 786 milionë dollarësh në krahasim me vitin e kaluar kur ishte -189 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.
Rritja është pjesërisht falë performancave të fuqishme në tremujorin e katërt me rritje të të hyrave prej 11,7 miliardë dollarësh. Performancat e jashtëzakonshme në të gjitha segmentet e afarizmit, përfshirë edhe seksionin e Motorolës, kanë përmirësuar profitabilitetin me fitim para tatimimit prej 180 milionë dollarësh. Kjo është hera e parë që janë arritur rezultate kaq të mira që nga blerja e X86 dhe Motorola.