Ka nisur java që të çon në derbin e Milanos, një ndeshje vendimtare jo vetëm për tifozët e këtyre skuadrave, por edhe për garën drejt vendit të katërt, i fundit që të kualifikon në Champions League.
Të dielën, në orën 20:45 do të përballen Milani dhe Interi, me kuqezinjtë që ndodhen 7 pikë pas zikaltërve të vendit të katërt, transmeton Tch.
Në prag të këtij takimi, Konami, shoqëria japoneze që prodhon video-lojën Pro Evolution Soccer, ka vendosur që nga data 1 mars të fusë në “PES 2018” legjendat e këtyre dy skuadrave.
Bëhet fjalë për Javier Zanetti, Dejan Stankoviq, Walter Samuel dhe Francesco Toldo për Interin, ndërsa Milani përfaqësohet nga Paolo Maldini dhe Ruud Gullit.
Artikuj të ngjashëm