HP ka përditësuar laptopin e konvertueshëm të saj, Spectre x360.
Që të dy versionet e tij, 13 e 15 inç kanë marrë dizajnin e ri me dukje këndore, transmeton koha.net.
Dizajni i ri i tij gjithashtu përfshinë port për USB-C, procesorin më të ri të Intelit të gjeneratës së 8-të, quad-core në versionin 13-inç ndërsa six-core për modelin më të madh, 15-inçësh.
Premtimi më i madh i Spectre x360 13-inç është : “Bateri me jetëgjatësinë më të gjatë në botë që është vendosur ndonjëherë në quad-core konvertues”, e premton se ajo me një mbushje të vetme mund të zgjasë deri në 22.5 orë.
Laptopët përkrahin deri në 16GB RAM, e hapësirë në memorie deri në 512GB SSD, si dhe përkrahin rrjetin LTE.
Edhe
HP rifreskon laptopin e vet Spectre x360 15 me raport 90% screen-to-body
Që të dy, HP Spectre x360 13 e 15 do të mund të blihen në nëntor. Modeli 13 inç çmimin fillestar do ta ketë 1,149 dollarë ndërsa ai 15-inç 1,389 dollarë.
{gallery}