Tech

Laptopët e rinj të Lenovos vijnë me Alexa dhe Dolby Vision

Kompania e njohur Lenovo ka lansuar përditësimin e laptopëve të saj ThinkPad X1 Carbon dhe X1 Yoga i konvertueshëm.

Tani, këto dy modele vijnë me procesor të gjeneratës së tetë Kaby Lake dhe ofrojnë mundësinë për karikim përmes portit USB-C, transmeton Koha.net. Po ashtu, vijnë edhe me disa veçori të reja të cilat i shohim për herë të parë në laptopët e prezantuar në CES 2018: asistentin Alexa të Amazonit dhe mbështetjen për formatin Dolby Vision HDR.

Të dy laptopët kanë mikrofonët e fuqishëm përmes të cilëve mund të flisni me Alexan me një largësi të caktuar, për shembull përmes dhomave të tjera. Po ashtu, përmes zërit tuaj mund të ‘zgjoni’ laptopin tuaj.

Një paralajmërim: Alexa nuk do të jetë në dispozicion për laptopët X1 gjatë lansimit, por do të vijnë me një përditësim të ri të këtij softueri diku gjysma e parë e këtij viti.

Image

Veçoria Dolby Vision në fakt është vetëm kompjuterë personal, por gjithashtu do të vijë në të ardhmen si një përditësim, përcjell Koha.net. Po ashtu, varet nga përmbajtja dhe shërbimet, kështu që do të duhet të prisni për ofruesit si Netflix të shtojnë mbështetjen specifike për Dolby Vision në Windows 10. Lenovo nuk thotë asgjë në lidhje me mundësinë e ofrimit të mbështetjes për HDR10.

Lenovo X1 Carbon dhe X1 Yoga, të dytë janë në dispozicion për shtije që tani me çmim prej 1,709 dollarë për të parin dhe të dytin me çmim prej 1,889 dollarë.

Siç e kemi cekur edhe më lartë, për veçoritë e reja do të duhet të presim derisa të arrijnë përditësimet e reja.