Planet për të lejuar përdorimin e rrjetit social Instagram nga fëmijët nën moshën 13-vjeçare kanë rënë në ujë.
Platforma "Instagram Kids", që u mendua të hapej, duke u konsultuar me prindërit, ekspertët, njohësit e ligjit dhe rregullatorët ligjorë, nuk u përkrah, pas një hulumtimi të publikuar në mediumin Wall Street Journal, i cili e cilëson rrjetin social si "toksik për vajzat e reja", shkruan BBC.
Kjo u kundërshtua nga zyrtarë të rrjetit social duke u quajtur si akuzë e pasaktë. Instagrami nuk lejon qasjen e personave që nuk janë të paktën 13-vjeçar, megjithëse ka fëmijë nën këtë moshë që kanë qasje.
Artikuj të ngjashëm
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç