Kriza globale e çipave kompjuterike ka prekur çdo gjë, nga veturat te konsolat e video-lojërave. Si duket në listë janë edhe telefonat.
Çipat kanë qenë në furnizim të ulët këtë vit për disa faktorë, nga mbyllja e fabrikave për shkak të pandemisë së Covid-19, deri te kërkesa e lartë për pajisje elektronike.
Prodhuesit e veturave janë goditur veçanërisht nga kriza ku General Motors dhe Ford kanë ndaluar prodhimin e disa modeleve.
Konsolat e video-lojërave si Xbox Series X dhe PlayStation 5 janë bërë shumë të vështirë për t’u blerë. Telefonat deri më sot i kanë shpëtuar për mrekulli duke qenë se kompani si Apple dhe Samsung kanë pasur rezerva.
Megjithatë prodhuesit e telefonave kanë filluar të ndjejnë impaktin e krizës globale të çipeve. Kërkesa për smartfonë ra në 2020-n me Gartner që thotë se shitjet u tkurrën me 12.5%.
Megjithatë këtë vit kërkesa ka filluar dhe është e fuqishme. Në tre mujorin e parë të 2021 sipas Gartner, shitjet e telefonave u rritën me 26%.
Ditën e martë CEO i Apple, Tim Cook, kishte thënë se kriza mund të ndikojë te shitjet e iPhone dhe iPad. Lenovo, HMD Global dhe TCL po vuajnë gjithashtu.