Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Krerët e Samsungut dhe Teslas takohen për bashkëpunim

Kryetari ekzekutiv i Samsung Electronics, Jay Y. Lee është takuar me drejtorin ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, gjatë javës së kaluar, për të diskutuar mbi bashkëpunimin në industritë e ardhshme të teknologjisë së lartë, raportoi Reuters.

Njoftimin për këtë takim të mbajtur të mërkurën e ka bërë të ditur të dielën kompania Samsung.

Sipas njoftimit, të dy kompanitë aktualisht po kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar në zhvillimin e teknologjive të lidhura me IT, si gjysmëpërçuesit për automjetet autonome.

Takimi është mbajtur gjatë udhëtimit të Lees në Shtetet e Bashkuara dhe ishte i pari midis krerëve të gjigantit koreano-jugor të çipave dhe prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike.