Shpejtësia e internetit në Australi ka rënë në vendin e 68-të në botë pas Estonisë, Kosovës dhe Vietnamit.
Shpejtësia mesatare e internetit arriti vetëm 41.78 megabajt për sekondë shumë poshtë në krahasim me raportin e fundit – gati sa gjysma e standardit global që është 73.58 mbps, kështu shkruan Daily Mail.
Australia ra për tre pikë në renditjen e Speedtest Global Index ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit.
Rezultatet gjithashtu e lanë Australinë ulët në renditjen e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Në përgjigje të renditjes së dhjetorit, ku Australia pësoi rënie, një zëdhënës i NBN (National Broadband Network), tha se kompania do të investojë edhe më shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit në këtë vend.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që ne po bëjmë me rrjetin e hyrjes NBN për të ofruar një brez të gjerë me shpejtësi të lartë në shtëpitë dhe bizneset e Australisë, që pranojnë dhe të ndihmojnë në ngritjen e aftësive digjitale të kombit”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Edhe
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
Ndërsa sa i përket vendit me internetin më të shpejtë në botë, atë vend e mban Singapore, pastaj Hong Kong, i pasuar nga Monaco. Është interesante sepse Romania rendite e katërta në botë me internetin më të shpejtë në botë, përpara Koresë së Jugut, Zvicrës e shumë vendeve tjera.
NBN Co pret që rrjeti i hyrjeve të përfundojë deri në qershor të vitit 2020, me 11.5 milionë shtëpi të afta për t’u lidhur dhe me internet më të mirë.
-
“Reporterët pa Kufij”: Përparimi i Kosovës në lirinë e shtypit i kufizuar, nuk ka arsye për festë
-
TI: Kosova bën hapa prapa në luftën ndaj korrupsionit
-
Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës
-
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç