Prishtinë, 25 maj - Seminari për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për siguri kibernetike, i organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka filluar të mbahet sot.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, i cili ishte i pranishëm në këtë rast, tha se si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, ka arritje të reja në fushën e sigurisë kibernetike.
“Vendi ynë, në saje të përpjekjeve, ka shënuar përparim në fushën e sigurisë kibernetike, qoftë në infrastrukturën ligjore qoftë në atë teknike”, tha zëvendësministri Selimi.
Megjithatë, zëvendësministri Selimi theksoi se duhet të përmirësohet me tej bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe atij privat.
Gjithashtu, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE, Ake Roghe, tha se kjo punëtori është e qëlluar me faktin se ndihmon me tej të thellohet bashkëpunimi në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare në mënyrë që të ngritët më tej siguria kibernetike.
Ai me këtë rast ofroi mbështetjen e mëtejme nga misione i OSBE-së për institucionet e sigurisë.
Edhe
Siguria kibernetike kërkon përpjekje të shtuara institucionale
Ky seminar dyditor do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe partneritetin publiko-privat.
Seminari gjithashtu ka për qëllim të trajtojë mangësitë aktuale në fushat e lartpërmendura, si dhe të identifikojë rekomandime në mënyrë që të ngritët bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike.
-
IPKO mbyll me sukses edicionin e tretë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike – Inovacion, Partneritet dhe Qëndrueshmëri Digjitale në qendër të vëmendjes
-
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
-
Siguria kibernetike, Elshani: Kosova duhet të rrisë kapacitetet në fushën e mbrojtjes
-
Kurti: Kemi pasur sulme kibernetike në sistemin tonë qeveritar