Tech

Koronavirusi së shpejti mund të zbulohet edhe me anë të telefonit të mençur

Koronavirusi së shpejti mund të zbulohet vetëm me anë të kollitjes në smartfon, shkruan “The Sun”.

Një ekip amerikan është duke punuar në një sensor që mund të vendoset në telefonin tënd të mençur dhe të jap diagnozën brenda 60 sekondave. Po shpresohet që ky sensor të jetë në dispozicion brenda tre muajve.

Pajisja raportohet se do të kushtojë rreth 55 dollarë.

Udhëheqësi i këtij projekti, profesori Massod Tasbib-Azar që është nga Universiteti i Utas, beson se kjo pajisje do të luante rol të rëndësishëm në gjurmimin e shpërthimit të COVID-19.

“Ne kemi nisur projektin 12 muaj më parë. Ideja kryesore ishte për t’i mundësuar njerëzve të kenë sensorin e tyre personal për të zbuluar Zikan në vendet që udhëtojnë. Plani është të programojmë që të zbulojë tash COVID-19”, ka thënë ai.

Prototipi i kësaj pajisje është vetëm rreth 2.5 centimetra i gjerë dhe është i dizajnuar për t’u kyçur në celularin e mençur njëjtë si karikuesi.

Përdoruesi duhet të kollitet, të teshtijë apo edhe të fryjë në sensor në mënyrë që ai të fillojë të punojë. E gjitha që i duhet sensorit është një pikë e vogël e pështymës për të zbuluar nëse ke COVID-19 apo jo.

Image