Një unazë inteligjente që tregon vazhdimisht temperaturën e një përdoruesi mund të zbulojë Covid-19 para se të shfaqen simptomat e jashtme, sipas një studimi të ri.
Të dhënat e mbledhura nga njerëzit që mbanin unazën Oura identifikoi me saktësi kur një përdorues u infektua me koronavirus, madje edhe në rastet kur nuk dyshohej për ndonjë infeksion. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe San Diego raportuan se unaza inteligjente zbuloi simptoma delikate në më shumë se tre të katërtat e pjesëmarrësve, të cilët më pas dolën pozitivë për Covid-19.
“Shpresa është që personat e infektuar mund të përgatiten dhe të izolohen më herët, të thërrasin mjekun më herët, të njoftojnë ata me të cilët kanë pasur kontakte”, ka thënë një hulumtuese Ashley Mason.
-
Unaza “Oura” mund të detektojë COVID-19 tri ditë para se të shfaqen simptomat
-
Shkencëtarët zhvillojnë maskën që u tregon nëse e keni koronavirusin
-
Prototipi i ri i maskës mund të zbulojë infeksionin me COVID-19
-
Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta
-
Më shpejt se një test PCR, qentë zbulojnë COVID-19 brenda një sekonde