Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohen specifikat e Honor 10

Specifikat e Honor 10 pritet të arrijnë globalisht më 15 maj, por disa nga specifikat kyçe tashmë janë duke u konfirmuar edhe për të dytën herë nga rregullatori kinez TENAA.

Smartfoni i ardhshëm i avancuar i Honorit do të ketë procesor Kirin 970, ekran shumë të hollë dhe versionin më të fundit të sistemit operativ Android.

Honor 10 është shfaqur në katër konfigurime të ndryshme me numra të modelit – COL-AL10; COL-TL10; COL-AL00; dhe COL-TL00, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky smartfon i avancuar do të vijë me 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme.

Image

Gjithashtu, Honor 10 do të vijë me ekran 5.84-inç LCD me rezolucion prej 2,280 x 1,080 pikselë dhe raport prej 19:9.

Sa i përket kamerës, smartfoni i ri i avancuar i Honorit do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 24 pikselë. Po ashtu, do të vijë me baterinë prej 3,320 mAh dhe do të punojë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo dhe ndërfaqen e përdoruesit EMUI 8.1.

Me ngjyrë gri dhe dimensione prej 149.6 x 71.2 x 7.7 mm, Honor 10 do të lansohet më 19 prill në Kinë.