Disa hakerë kanë shënjestruar me sukses komunikimet diplomatike të Bashkimit Evropian disa vjet me radhë, ka raportuar The New York Times.
Në mijëra mesazhet e prekura janë përmendur një varg çështjesh e personash, duke përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.
Ky rast është raportuar të jetë zbuluar nga kompania për siguri kibernetike Area 1, transmeton tch.
Megjithatë zyrtarët evropianë kanë thënë se informacioni i klasifikuar si konfidencial nuk është prekur nga hakimi trevjeçar.
Një ekspert i ka thënë New York Times se metodat e përdorura nga hakerët kanë qenë të njëjta me ato që janë përdorur më parë nga ushtria kineze.
“Pas gati një dekade eksperiencë në luftimin e operacioneve kibernetike kineze, nuk ka asnjë dyshim se fushata është e lidhur me Qeverinë kineze”, ka thënë ai.
Sipas raporteve, pjesë e hakimit kanë qenë edhe disa institucione tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara.
-
Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
-
Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet digjitale
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Evropianët kanë marrë një mesazh nga Trumpi, thotë Rutte
-
I dyshuari për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë thotë se synonte zyrtarët e Trumpit