Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompanitë e mëdha heqin mbështetjen nga ora e Apple-it

Ndonëse shifrat tregojnë se Apple Watch është njëra nga pajisjet më të popullarizuara, nuk mendojnë të gjithë se ora e mençur e Apple do të ketë sukses.

Njëra nga shpjegimet për këtë është se aplikacionet e mëdha planifikojnë të tërheqin mbështetjen e tyre për Apple Watch. Sipas raporteve, është vërejtur se aplikacionet si Google Maps, do të heqin mbështetjen për Apple Watch, ndërsa nuk ka informacione nëse Google planifikon që të ripërtërijë këtë mbështetje, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky rast do të mund të shihej si i veçantë, sikur të mos kishte edhe aplikacione tjera si Amazon dhe eBay, të cilat po ashtu do të tërheqin mbështetjen e tyre për orën e mençur. Të dyja aplikacionet në fillim mbështetën Apple Watch, por azhurnimi i fundit sugjeron se kjo mbështetje do të largohet.

Një shpjegim për këtë vjen se ora e mençur nuk është platformë ideale për blerje. Shpjegimi tjetër mund të jetë se shumë kompani nuk besojnë në suksesin e Apple Watch dhe se resurset e përdorura për mbështetjen e tij mund të transferohen në disa projekte tjera.