Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Kings of Soccer” loja e re e futbollit për telefona

“Kings of Soccer” është loja më e re e futbollit për telefona.

Danezët e “Hugo Games” kanë krijuar një aplikacion shumë premtues që mund të zbavitë dhe të krijojë varësi në të njëjtën kohë.

Duke marrë frymëzim nga futbolli i tavolinës i shpikur në vitin 1929, kjo lojë luhet duke lëvizur futbollistët me gisht në mënyrë që të godasin topin ose të mbrojnë portën, transmeton TCH.

“Kings of Soccer” ju lejon që të krijoni ekipin tuaj ose të zgjidhni mes 9 skuadrave më të famshme europiane: FC Barcelona, Real Madrid, Juventus, Arsenal, Liverpool, BVB Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, FC Porto ose AS Mónaco, duke përfshirë yje si Ronaldo, Neymar dhe Messi.

Kjo lojë ju lejon edhe të sfidoni miqtë tuaj ose të përballeni në kohë reale me lojtarë të tjerë. “Kings of Soccer” mund të shkarkohet falas.

Artikuj të ngjashëm