Agjencia kineze e hapësirës të dielën ka publikuar pamjet e para të kapura nga roboti i dërguar në planetin Mars. Pamjet janë shkrepur nga kamera e vendosur në mjetin lëvizës Zhurong, që për 42 ditë ka hulumtuar Planetin e Kuq dhe ka lëvizur për 236 metra.
Kina uli në Mars pajisjen lëvizëse më 15 maj dhe ky është hapi i parë drejt planeve ambicioze për gjithësinë. Mjeti i vogël i emëruar pas zotit kinez të zjarrit pritet të qëndrojë 90 ditë në kërkim të provave për jetë në planetin e Marsit.
Mjeti me gjashtë rrota ka hulumtuar në zonën e quajtur si Utopia Planetia. Ai do të kërkojë shenja të ujit ose akullit për të saktësuar nëse ka pasur jetë ndonjëherë në Planetin e Kuq. Kina është shteti i dytë që ka ulur një robot në Mars pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Raketa kineze ulet në Mars, në një hap tjetër të madh për ambiciet hapësinore të Kinës
-
Për herë të parë po transmetohen pamje të drejtpërdrejta nga Marsi
-
Kina po planifikon të shkojë në Hënë, Mars “e përtej”
-
Roboti i NASA-s nis misionin në Mars për “zbulimin e jetesës”
-
Astronautët kinezë mbërrijnë në Tokë pas gjashtë muajsh