Prodhuesi Qualcomm pretendon se ka fituar një urdhër kundër Apple që ndalon në mënyrë kategorike importin e një numri modelesh iPhone, duke filluar nga iPhone 6S deri në iPhone X.
Masa paraprake, e lëshuar nga një gjykatë kineze, është e fundit në hapin e një grindjeje të vazhdueshme midis dy gjigantëve të teknologjisë mbi pronën intelektuale.
Megjithatë, Apple thotë se të gjitha modelet e saj iPhone do të shiten ende në vend. Patentat e diskutueshme kanë të bëjnë me softuerin në vend të harduerit.
Ndalimi prek pajisjet që kanë versione të vjetra të sistemit operativ të Apple iOS dhe jo ato që kanë versionin më të fundit, iOS 12.
Gjykata tregpo se Apple kishte shkelur dy nga patentat e Qualcomm-it, një në lidhje me madhësinë e fotografive dhe tjetrën në lidhje me mënyrën se si menaxhohen aplikacionet në një ekran me prekje.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Kina ndalon veturat me doreza të fshehura
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Kina akuzon SHBA-në për “standarde të dyfishta” shkaku i kërcënimit me tarifa