Kina është e vendosur në përpjekjet për dërgimin e një misioni ambicioz për t’u vendosur në anën tjetër të Hënës.
Nëse do të rezultojë i suksesshëm, misioni do të shënojë herën e parë që njerëzit të arrijnë anën e largët të Hënës.
Një sondë “Chang’e-4” u nis dje nga qendra e lëshimit të satelitëve Xichang në jugperëndim të Kinës.
Disa ekspertë vlerësojnë se sondës do t’i duhen 14 ditë për të arritur në destinacion, ndërsa disa të tjerë thonë se mund të zgjasë 27 ditë.
“Sfida më e madhe do të jetë vendosja e komunikimit me anën e largët të Hënës, e cila është e paarritshme me sinjal të drejtpërdrejtë dhe të padukshëm nga Toka”, tha profesori Ouyang Ziyuan i Akademisë Kineze të Shkencave.
Kina po drejton një program ambicioz hapësinor, i cili përfshin uljen në Mars deri në vitin 2020, duke ndërtuar stacionin e vet hapësinor deri në vitin 2022 dhe duke dërguar një mision eksplorimi në Jupiter brenda vitit 2029./atsh
-
Kina thotë se anija e saj kozmike u ul me sukses në anën e largët të Hënës
-
Kina nis një sondë hënore për të marrë mostra nga Hëna e largët
-
Kina synon të bëjë në hapësirë atë që nuk e ka bërë asnjë shtet tjetër
-
Kina planifikon t'i dërgojë dy anije kozmike në Jupiter dhe Uran
-
Kina po planifikon të shkojë në Hënë, Mars “e përtej”