Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Këta janë gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në botë

Kompanitë e mëdha mund të gjenden pothuajse në çdo vend të botës.

Për shembull, kompanitë për prodhimin e veturave në masë mund të gjenden gjithandej në hartën e botës, transmeton koha.net.

Ford nga SHBA, Toyota – Japoni, Volkswagen – Gjermani, Hyundai – Korea e Jugut, Volvo – Suedi, Tata Motors – Indi e Magna nga Kanada, janë vetëm disa nga kompanitë më të mëdha që prodhojnë çdo pjesë të veturave.

E edhe bankat, farmacitë, kompanitë energjetike e industritë e ndryshme gjithashtu janë të shpërndara gjithandej, por kjo nuk mund të thuhet edhe për industrinë e teknologjisë që është rritur tepër shpejt, transmeton koha.net.

Në 20 gjigantët globalë të teknologjisë, asnjë prej tyre nuk gjendet jashtë Shteteve të Bashkuara e Kinës.

Këto janë 20 kompanitë më të mëdha teknologjike në botë:

 

Edhe Markat më të vlefshme të veturave në botë, Toyota në vend të parë Auto Markat më të vlefshme të veturave në botë, Toyota në vend të parë
Image

7 kompanitë e para përbëjnë 81% të vlerës totale të listës, e që së bashku vlerësohen mbi 450 miliardë dollarë.

Aty përfshihen që nga kompania që udhëheq, e që është kompania më e vlefshme në botë, Apple pasuar nga Alphabet, Amazon e Microsoft e Facebook, por pas tyre renditen edhe 2 kompani kineze, Tencent e Alibaba.

{gallery}