Toyota ka fituar çmimin si marka më e vlefshme e automobilave në botë për vitin 2020.
Dhe kjo është hera e 17-të që e fiton këtë çmim.
Po ashtu, Toyota është marka e shtatë më e vlefshme në botë në përgjithësi.
Në listën më të re, të publikuar të martën, kompanitë teknologjikë mbajnë kreun si më të vlefshmet në botë. E para është Apple, pastaj Amazon dhe Google. Toyota është e shtata.
Ekspertët, të cilët përpilojnë listën çdo vit, kanë vlerësuar vlerën e Toyotas në 51.6 miliardë dollarë.
Marcedesi është brendi i dytë më i vlefshëm për 2020 kur bëhet fjalë për automobilat, kurse e treta është BMW-ja.
Çelësi i suksesit të Toyotas, është paketa e gjerë dhe e shtrirë në gjithë botën, sidomos duke iu falënderuar modeleve të makinave hibride.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Toyota ka shitur 4.02 milionë automobila apo 12.4 për qind të të gjitha makinave të shitura në botë.