Pekin, 2 dhjetor – Për një kontratë të re telefonike autoritetet kineze do të kërkojnë tani njohjen e fytyrës për të bërë regjistrimin, transmeton atsh njoftimet.
Masa, e parashikuar në shtator nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, synon të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarëve në internet.
”Operatorët telefonikë duhet të përdorin inteligjencën artificiale dhe mjete të tjera teknologjike për të konstatuar identitetin e përdoruesve të rinj në kohën e lëshimit të numrave të telefonit’’, sipas ministrisë.
Këto masa, sipas ministrisë, do të forcojnë mbikëqyrjen dhe inspektimet duke promovuar rreptësisht regjistrimin të përdoruesve të vërtetë për telefoninë.
Fushata për përdoruesit e vërtetë, e filluar në vitin 2013 me kartën e identitetit, tani mund të pasurohet nga inteligjenca artificiale.
-
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
-
AIP u bën thirrje partive që t’i mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve
-
Si t'i mbroni fëmijët nga rrjetet sociale
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 3 të rinjve, dyshohen për sulm e prezantim si persona zyrtarë