Kartelet e drogës në Meksikë po rekrutojnë të miturit përmes videolojërave. Alarmi është lëshuar nga vetë qeveria e këtij shteti që paralajmëron prindërit të kujdesen më shumë për fëmijët dhe të kontrollojnë aktivitetin e tyre në platformat online.
Sipas një hetimi të autoriteteve, një rekrutues i ofroi një fëmije 5 mijë pesos, rreth 400 dollarë, për dy javë punë.
E gjithë biseda mes tyre ishte zhvilluar përmes lojës “Free Fire” në telefon. Ata që janë më aktivë në këtë metodë rekrutimi ishin kartelet Jalisco, Old School Zetas dhe Sinaloa.
Hetuesit kanë zbuluar se zakonisht bisedat zhvilloheshin gjatë orëve të vona të natës. Përveç kontakteve përmes smartfonëve, narkotrafikantët përdorin edhe metoda të tjera në Play Station, Xbox dhe Nintendo. \a2
-
Meksikë: Kartelet e drogës po rekrutojnë të rinj përmes videolojërave
-
Luftimet e karteleve të drogës në jug të Meksikës, të paktën 11 të vdekur
-
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”
-
Meksika premton siguri gjatë Kupës së Botës
-
Meksika dislokon mijëra ushtarë për të ndalur dhunën pas vrasjes së “El Menchos”