Telefonat e ardhshëm të Samsungut, Galaxy S8 dhe S8+, do të përmbajnë një sensor të Sonyt në kamerën 12-megapikselë.
Dyshja e linjës Galaxy do të shfaqë për herë të parë sensorin IMX330, njësi që nuk është paraqitur asnjëherë as te telefonat e Sonyt.
Përpos kësaj risie, kompania do të sjellë edhe veçorinë për hapje të shpejtë të kamerës edhe pse telefoni është i mbyllur, duke klikuar shpejtë dy herë në butonin kryesor të telefonave.
Detajet tjera të kamerës së telefonave të rinj akoma nuk janë zbuluar, por pritet të konfirmohen më 29 mars kur të lansohen zyrtarisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi