Nëse doni të bëni foto me kamera profesionale por të përdorni edhe filtrat e Instagramit.
Fuji film këtë të mërkurë ka hedhur në treg aparatin më të ri fotografik, SQ10 i cili ofron 10 filtra të ndryshëm, së bashku me rregullimin e shkëlqimit dhe kontrollin e vinilit (që errëson skajet e një fotoje). Gjithashtu mund të rrotulloni dhe zmadhoni imazhin përpara se të shtypni direkt nga kamera,një cilësi tjetër e këtij aparati është se mund të printosh direkt nga aparati, përcjell televizioni publik.
Modeli i ri bënë fotografi të ndritshme edhe në munges të dritës, si natën ose në ambiente të mbyllura. Krahasuar me të tjerët në serinë Instax dhe mund të marrë fotografi të ngushta deri në katër inç larg.
Karakteristika të tjera të reja të kamerës përfshijnë kontrollin automatik të ekspozimit, auto-fokusimin e njohjes së fytyrës dhe mënyrën e ekspozimit të dyfishtë, një teknikë në fotografinë që kombinon dy imazhe të ndryshme në një imazh të vetëm.
Kamera ka dy mënyra të printimit: automatik dhe manual. Kur modaliteti automatik është zgjedhur në anën e kamerës, printimi fillon menjëherë pas ruajtjes së imazhit.
Me manual, imazhi ruhet dhe mund të rregullohet ose printohet më vonë.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme