Nëse pajisjet shtëpiake tashmë mund të kenë dekorime RGB, pse të mos e kemi një kabllo HDMI me ndriçim RGB. Ishte kjo vetëm çështje kohe.
Fansat e dekorimeve RGB do ta mirëpresin vendimin e kompanisë Vivify për ta përfshirë në asortimentin e vet kabllon e parë në botë HDMI me efekte të dritës RGB. Sidoqoftë, zgjedhja e ngjyrave është e kufizuar në: të kuqe, portokalli, të kaltër, vjollcë dhe të kaltër bruz.
Në ofertë janë dy kabllo HDMI me gjatësi 2.7 dhe 4.5 metra me çmimin prej 150 dollarësh, respektivisht 199.99 dollarë, shkruan KOHA Ditore. Ato janë aktualisht në aksion, kështu që kabllon më të shkurtër mund ta bleni për 80 dollarë, ndërsa atë më të gjatë mund ta bleni për njëqind dollarë.
Duhet pranuar se bëhet fjalë për kabllo cilësore, të cilat përdorin fibra optike për ta kapërcyer problemin e gjatësisë dhe rënies së cilësisë së sinjalit, të cilat i kufizojnë kabllot standarde HDMI prej bakri.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Dalin pamjet e Range Rover 2026
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë