Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Jug-koreani, kampion botëror me dronë

Changion Kang nga Koreja e Jugut është shpallur kampion botëror në garën me dronë që u mbajt në Kinë.

Ai mposhti më shumë se 100 garues nga 31 shtete që u bën bashkë në garën katër ditore në Xiangshan të Kinës, transmeton KTV.

Garuesit nga e gjithë bota përdorën dronët e tyre në një pistë të veçantë prej 630 metrash e që përbëhej nga 16 pengesa.

Pilotët arritën që me dronët e tyre të kapnin shpejtësinë deri në 180 kilometra në orë.

Gara u bë edhe më e veçantë kur këtyre dronëve u vendosën kamerat.

Kang, mposhti australianin Thomas Bitmatta dhe francezin Killian Russo.

Edhe Mbi 300 dronë të sekuestruar gjatë Kupës së Botës Botërori 2026 1 muaj më parë Mbi 300 dronë të sekuestruar gjatë Kupës së Botës

Tajlandezja Wanraya Wannapog fitoi finalen në konkurrencën e femrave.

{gallery}