Jeff Bezosi mund të jetë i vetmi miliarder super i pasur, i cili dështoi të bëhet edhe më i pasur gjatë 2019-s. Megjithatë, këtë vit, ai e ka nisur shumë mirë.
Pasuria e shefit të Amazonit është rritur për 13.5 miliardë dollarë për vetëm 15 minuta, gjatë së enjtes, ka raportuar Bloomberg.
Rritja e pasurisë së Bezosit ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së aksioneve të Amazonit për 12%, transmeton Koha.net.
Bezosi ka në pronësi 12% të aksioneve të Amazonit. Rritja e vlerës së aksioneve ka bërë që ai të ketë një pasuri neto prej 129 miliardë dollarë, duke u bërë sërish personi më i pasur në botë, i ndjekur nga Bill Gatesi.
Jeff Bezos më 2018, ishte personi më i pasur në historinë moderne me një pasuri prej 150 miliardë dollarësh.
-
Pasuria e pronarit të Amazonit rritet për 13 miliardë dollarë brenda ditës
-
Jeff Bezos sërish më i pasuri në botë
-
Jeff Bezos rimerr epitetin si njeriu më i pasur në botë
-
Forbes: Bezos, amerikani më i pasur për të tretin vit rresht
-
Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë, i pari në histori që arrin 200 miliardë dollarë