Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Japonia përmirëson infrastrukturën digjitale pas pandemisë

Tokio, 25 maj – Qeveria japoneze dëshiron të përmirësojë infrastrukturën digjitale në vazhdën e krizës së koronavirusit, sipas gazetës japoneze ”Nikkei”, transmeton atsh njoftimin e DPA-së.

Qeveria planifikon të ndërtojë një rrjet kompjuterik uniform për të rritur efikasitetin në ministritë dhe autoritetet lokale të saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

”Për të lehtësuar video-konferencat me autoritetet e tjera ose kompanitë private në të ardhmen, rrjetet individuale do të shfuqizohen në vitet e ardhshme dhe do të zëvendësohen nga një sistem uniform”, sipas raportit.

Qeveria konservatore e kryeministrit Shinzo Abe po planifikon gjithashtu të promovojë punën nga shtëpia, sipas raportit të gazetës. Me gjithë reputacionin e tij si një vend i teknologjisë së lartë, Japonia mendohet të mbetet pas vendeve të tjera kur bëhet fjalë për digjitalizimin.

Me gjithë një gjendje të jashtëzakonshme të vazhdueshme për shkak të koronavirusit, njerëz të panumërt japonezë u është dashur të shkojnë në zyrë sepse rregulloret administrative të vendit kërkojnë dokumente të kenë pulla dhe vula/DPA.