Tokio, 6 prill – Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe planifikon të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme lidhur me përhapjen e koronavirusit të ri, njoftoi sot agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo duke cituar një zyrtar qeveritar.
”Shpallja e kësaj gjendjeje do t’i fuqizojë autoritetet të mbyllin shkollat dhe të urdhërojnë publikun që të qëndrojë në shtëpi, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tokio dhe Osaka”, sipas Kyodo.
Abe ka qenë nën presion në rritje për të ndërmarrë veprime urgjente për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Dje, Japonia regjistroi 143 raste të reja.
Japonia tashmë është detyruar të shtyjë edhe Lojërat Olimpike të kësaj vere në Tokio për një vit për shkak të krizës globale/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Japonia alarmon për përhapjen e pashembullt të COVID-19
-
Kryeministri i Japonisë bën thirrje për kujdes
-
Vazhdojnë të rriten shifrat e rasteve me koronavirus në Tokio para fillimit të Lojërave Olimpike
-
Japonia do të zgjasë gjendjen emergjente për të frenuar COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike
-
Lojërat Olimpike do të mbahen përkundër rritjes së rasteve me COVID-19