Një ekip prej 300 ekspertësh me buxhet prej 530 milionë euro deri në vitin 2027 për të mbrojtur Italinë nga rreziku kibernetik. Këto janë shifrat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, e krijuar me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mario Draghi dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Emri aktualisht më i akredituar është ai i Roberto Baldonit.
”Prishja e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit të enteve publike dhe private, në fakt, mund të shkaktojë keqfunksionimin ose ndërprerjen e funksioneve thelbësore të shtetit me pasoja të mundshme serioze mbi qytetarët, bizneset dhe administratat publike, deri në shkallën e shkaktimit të paragjykimeve për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë italiane.
Ministri i Inovacionit Teknologjik dhe Tranzicionit Digjital., Vittorio Colaos, tha se “93-95% të serverave të Administratës Publike janë në kushte jo të sigurta”. \ atsh
-
Kosova bëhet me Agjenci për sigurinë kibernetike
-
Arrestohen dy italianë, dyshohen se kryen sulme kibernetike ndaj Departamentit për siguri kibernetike
-
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
-
Shteti me listë sekrete të teknologjive që cenojnë sigurinë kibernetike
-
Zvicra vendos t’i bashkohet Organizatës Evropiane të Sigurisë Kibernetike