Prej disa orësh në të gjithë territorin kombëtar italianë është aktiv aplikacioni Immuni, sistemi i gjurmimit i studiuar për të parandaluar vatrat e pandemisë së Covid 19, transmeton oranews njoftimin.
Ky aplikacion mund të shkarkohet në të gjithë telefonat celularë gratis.
Është realizuar nga kompania milaneze Bending Spoons dhe është zgjedhur nga Ministria italiane e Inovacionit si aplikacioni më i mirë për të gjurmuar personat e infektuar nga koronavirusi.
Alikacioni është analizuar nga Enti i Garantit Publik të Privacy, i cili ka kërkuar modifikimin e disa instrumenteve të tij për të garantuar privatësinë e çdo qytetari që e shkarkon.
Apikacioni Immuni duhet të përdoret nga persona mbi moshën 14 vjeç, të cilët regjistrojnë rajonin e provincën ku jetojnë.
Nëse rezultojnë pozitiv nga koronavirus me vullnetin e tyre të lirë mund të sinjalizojnë infektimin e t'i japin mundësi aplikacionit për të gjurmuar të gjithë personat me të cilët kanë hyrë në kontakt.
Edhe
Japonia prezanton një aplikacion për gjurmimin e COVID-19
Deri më tani ky aplikacion është shkarkuar nga 2 milionë qytetarë italianë e falë tij pak orë më parë rajoni Marche sinjalozoi dy persona të cilët janë vënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Aplikacioni përmban dhe një ditar shëndeti ku përdoruesi regjistron çdo ditë gjendjen e tij shëndetësore e që përditësohet në aplikacion në rast se shfaqen simptoma të ngjashme me virusin.
-
Aplikacioni paralajmërues për koronavirusin, mbrojtjen e të dhënave e ka zgjidhur më së miri
-
Liderët italianë tentuan ta ruanin imazhin e shtetit duke fshehur COVID-in
-
Italiani kapet duke përdorur krah të rremë teksa vaksinohet kundër COVID-19
-
Edhe Italia konfirmon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19