Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ish-inxhinieri i Googles dënohet me 18 muaj burgim për vjedhje

Një ish-inxhinier i veturave të Googles që drejtohen pa shofer, është dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje pak kohë pasi që i ishte bashkuar Uberit, shkruan “BBC”.

Gjykata e San Franciscos i ka shqiptuar dënimin. Gjykatësi William Alsup ka thënë se Anthony Levandowski ka bërë “krimin më të madhe të sekreteve të tregtisë që kam parë ndonjëherë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Levandowski ka ngarkuar 14 mijë dosje të Googlet në laptopin e tij, para se të largohej nga firma në janar të vitit 2016.

Ai ka udhëhequr projektin vetura robotike të Uberit, para se të shkarkohej në vitin 2017 për shkak të këtij rasti.

Levandowski ka shpallur falimentimin në mars të këtij viti, pasi i ka borxh 179 milionë dollarë kompanisë amë të Googlet, Alphabetit, për veprimet e tij.

Levandowski, që ishte anëtar themelues i projektit të veturave pa shofer të Googlet, kishte shpresuar për një dënim me burgim shtëpiak për një vit. Ai ka thënë se vuan nga pneumonia dhe mund të vdes në burg nga koronavirusi.

Por, gjykatësi Alsup ka thënë se një zbutje dënimi do të jepte dritë të gjelbër për [do inxhinier në të ardhmen që të vjedh sekretet e tregtisë.