Me modelin iPhone X, Apple implementoi për herë të parë panelet OLED në telefonat e tyre.
Pritet që kjo të krijojë themele të reja dhe të nisë një kapitull të ri për pajisjet e iPhonet kur teknologjia e ekranit është në pyetje.
Megjithatë, duket se viti 2018 nuk do të jetë një moment historik. Analistët sugjerojnë se Apple do të vazhdojë të përdorë ekranet LCD në disa nga modelet iPhone në vitin 2018, transmeton ksp.
Jun Jang nga Rosenblatt Securities pohon se Apple do të përdorë panelet LCD për disa modele të iPhonet, me qëllim që të mbajë çmimet e ulëta.
Pritet që edhe iPhone 8S për vitin e ardhshëm të vijë me ekran LCD. Megjithatë, Jang pret që Apple të sjellë shumë tipare të iPhone X në iPhonët e 2018-ës dhe teknologjia e ekranit do të jetë ndryshimi kryesor.
-
iPhone me ekran LCD pjesë e ofertës së Applet deri më 2020
-
Modelet e iPhone të 2020 do të kenë ekrane OLED prej 5.42, 6.06 dhe 6.67 inçësh
-
Iphonët e sivjetshëm do të befasojnë me dizajn dhe funksione të reja
-
Kështu mund të duket iPhone më i lirë i vitit 2018 si dhe iPhone X i ri
-
Kështu mund të duket iPhone 2018 6.1-inç dhe iPhone X i ri