Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone së shpejti mund të bëhet me mbështetje për aksesorët për fotografim

Sipas një raporti të kohëve të fundit, iPhone 11 së shpejti mund të bëhet kompatibil me stroboskopin e ri dhe aksesorët e tjerë për blic, të cilët lidhen përmes portit Lightning, raporton 9to5mac.

Edhe pse aktualisht ekzistojnë disa aksesorë për iPhone, të cilët e përmirësojnë përvojën e fotografimit, ka pak pajisje të tilla dhe ato lidhen përmes Bluetooth, shkruan KOHA Ditore. Aksesorët e rinj do të përfshiheshin në programin e licencave të Apple, Made-for-iPhone (MFi).

Specifikimet e reja do të mundësojnë që stroboskopi ose komponentët e tjerë të ndriçimit të sinkronizohen me blicin e integruar të pajisjes, si dhe të transmetojnë pa tel sinjale nga ato pajisje në pajisje të tjera.

Këllëfi për bateri, me blic të integruar, i cili lidhet përmes portit Lightning, është gjithashtu një nga produktet e përmendura në raport që mund të gjendet në treg.