Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone i ardhshëm mund ta ketë logon e Apple të ndriçuar me LED

Patenta më e re zbulon se modelet e ardhshme iPhone më në fund mund të kenë dritë LED për njoftime të caktuara, dhe se kjo do të zbatohet edhe në logon e Apple, raporton GSMArena.

Patenta e përmend shtresën transparente në pjesën e pasme të telefonit, me dekorim të konfigurueshëm, i cili e mbulon shtresën transparente dhe e ndryshon pamjen e dritës që vjen nga logoja, shkruan KOHA Ditore. Ekzistojnë gjithashtu kontrollet të cilat mund ta përshtatin pamjen në varësi të funksioneve (thirrja ose njoftimi i palexuar, etj.).

Do të jetë interesante të shikojmë nëse karakteristika e logos së ndriçuar me LED do të implementohet përsëri, pasi që u largua nga pajisja MacBook (në foto). Natyrisht, pasi që bëhet fjalë vetëm për patentë, nuk ka asnjë garanci që zgjidhja prej patentës do të implementohet në pajisjet e ardhshme të iPhone.

Artikuj të ngjashëm