Tech

iPhone SE 2 arrin muajin e ardhshëm

Sipas një raporti të ri, Apple do të lansojë smartfonin e shumëpritur iPhone SE 2 muajin e ardhshëm. Megjithatë, emri i tij zyrtarisht ende nuk është caktuar.

Smartfoni i ri do të vijë me procesorin e Applet A10 Fusion, i cili ka debutuar me lansimin e iPhone 7 dhe 7 Plus në vitin 2016, transmeton Koha.net. Kjo do të ishte një përditësim nga procesori A9 SoC i iPhone SE-së.

Për ta bërë modelin e ri më “modern”, Apple do të largojë portin 3.5 mm për kufjet, edhe pse dimensionet e gjeneratës së dytë të SE do të jenë shumë të përafërta, nëse jo identike, me ato të paraardhësit.

iPhone SE 2 do të ketë sensorin Touch ID të vendosur nën ekran, pjesën e pasme nga xhami dhe do të ofrojë mbështetje për veçorinë Qi për karikim të shpejtë përmes Wi-Fi.

Gjithashtu, vlerësohet se iPhone SE 2 do të jetë një përditësim shumë i vogël për smartfonin e Applet më të përballueshëm sa i përket çmimit.