Sipas disa spekulimeve, Apple mund të jetë duke punuar në modelin iPhone SE 2 i cili mund të lansohet vitin e ardhshëm.
Sipas këtyre spekulimeve, sa i përket dizajnit, do të ketë dizajnin origjinal të iPhone SE-së i cili duket ngjashëm me iPhone 5, shkruan ubergizmo. Në vend të kësaj, iPhone 2 pritet të vijë me dizajnë më “modern” ku do të na kujtojë iPhone 8-shin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani, sipas një raporti të analistit të njohur Ming-Chi Kuo, ai thotë se Apple pritet të vazhdojë serinë iPhone SE edhe në vitin 2021, transmeton Koha.net. I quajtur iPhone SE 2 Plus, ky iPhone pritet të vijë me ekran të plotë, që nënkupton se do të zhduket hapësira për skanerin Touch ID në pjesën e përparme.
Por, nuk do të thotë se në vend të Touch ID Apple do të sjellë skanerin Face ID te iPhone SE 2 Plus. Analisti Kuo thotë se Touch ID do të mbetet i integruar brenda telefonit, pret që Apple të huazojë ndonjë ide nga Sony dhe të integrojë Touch ID-n nën butoni “Power” i cili do të vendoset në pjesën anësore të iPhonet.