Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone 8 me katër opsione të ngjyrave

iPhone 8 nga Apple raportohet se do të mbushet me “wireless” dhe së fundmi është thënë se kjo pajisje do të vijë me katër opsione të ngjyrave.

Analisti i pajisjeve teknologjike, Benjamin Geskin në një postim në Twitter, ka shkruar se njëra prej versioneve do të jetë edhe ai me ngjyrë të ngjashme si të pasqyrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Detajet tjera të ngjyrave për iPhone 8 ende nuk janë konfirmuar dhe nuk dihet se cilat do të jenë tre ngjyrat tjera për këtë pajisje.

iPhone 7 dhe 7 Plus është i gatshëm në pesë ngjyra: Të zezë jet, të zezë, të argjendtë, ngjyrë ari dhe vjollcë.

Gjithashtu është raportuar se iPhone 8 do të ketë ekranin e fuqishëm OLED. Ky telefon pritet të lansohet me dy telefona tjerë të Apple, të cilët do të kenë ekrane LCD.