Tech

Prezantohen iPhone 8 e iPhone 8 Plus

Apple ka prezantuar iPhonët e ri 8 dhe 8 Plus sot në një konferencë për media.

iPhone 8 ka ekranin 4.7 inch ndërsa ai iPhone 8 Plus 5.5 inch. “Ky është një hap i madh për të ardhmen e iPhone” ka thënë shefi i Apple, Tim Cook për smartfonët e rinj.

Që të dy smartfonët vijnë me tre ngjyra për t’u zgjedhur, njëri ngjyrë argjendi, hiri të çelët dhe një “ngjyrë e re nga ari”, transmeton koha.net.

Smartfonët e rinj janë të ndryshëm në dizajn nga iPhone 7, ndërsa është nga gjami edhe nga para edhe nga pas.

Ashtu sikurse përditësimet e mëparshme në iPhone, edhe iPhone 8 e 8 Plus kanë përmirësime pothuajse në të gjitha tiparet, si në ekran, i cili tani është më i mirë, kamera e çip.