Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone 8 do të arrijë në shtator, fillimisht në sasi të kufizuar

Apple është në rrugën e duhur për të lansuar iPhone 8 në muajin shtator dhe fillimisht do të jetë në dispozicion në sasi të limituara, raporton Barclays.

Telefoni më i ri i kompanisë amerikane do të jetë në sasi më të mëdha në treg duke filluar në tremujorin e katërt, transmeton KP.

Sapo porositë të kenë nisur, sasitë e kufizuara mund të nënkuptojnë se dërgesat e vlerësuara do të rriten për disa javë apo muaj.